Pacienti sulmon punëtorin shëndetësor në Emergjencën e Mitrovicës, u fjalosën rreth trajtimit mjekësor

Notix Info
1 Min Read

Një punëtor shëndetësor në Emergjencën e Mitrovicës është sulmuar nga një pacient, me të cilin janë fjalosur rreth trajtimit mjekësor. 

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar me procedurë të rregullt.

Sulm ndaj personit zyrtar. Rr. “Bislim Bajgora”, Mitrovicë-Jugu  06.10.2025 – 19:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në Emergjencën e qytetit, një i dyshuar mashkull kosovar, pasi kishin një fjalosje rreth një trajtimi mjekësor, ka sulmuar fizikisht viktimën. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *