Parandalohet kontrabanda me cigare pa banderola në Aeroportin e Prishtinës, të dyshuarit i fshehën në valixhe 

Notix Info
1 Min Read

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë parandaluar dy tentime për kontrabandë me cigare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë datave 14 dhe 16 korrik 2025.

Në dy raste të ndara, janë ndaluar dy shtetas të huaj, të cilët tentuan të largonin nga Kosova rreth 375 boksa cigare të llojeve të ndryshme, pa banderola dhe të padeklaruara.

Pasagjerët, të cilët ishin në fluturim për në Londër, i kishin fshehur cigaret në valixhe dhe i kishin dorëzuar për check-in.

Sasitë e sekuestruara përfshinin cigare të markave të njohura si Malboro të kaltër, të bardhë dhe të kuqe, si dhe marka të tjera. Operacioni për identifikimin dhe sekuestrimin e cigareve u realizua me ndihmën e Njësisë së Informacionit të Pasagjereve (PIU), duke mundësuar zbardhjen e tentativës për kontrabandë.

Ad imageAd image

Të gjitha produktet e sekuestruara janë dorëzuar dhe procedurat janë marrë nga Dogana e Kosovës për hetim të mëtejshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *