Pas 4 muajsh, aparati i rezonancës magnetike rikthehet në funksion në Spitalin e Pejës

Notix Info
1 Min Read

Që nga muaji prill i këtij viti, aparati i rezonancës magnetike ishte jashtë funksionit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Në listë të pritjes kanë qenë afro 400 pacientë dhe pas situatës së krijuar nuk kanë pranuar termine të reja.

Sot, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) përmes një postimi në Facebook njoftoi se është kryer funksionalizimi i pajisjeve diagnostike, duke përfshirë Rezonancën Magnetike dhe Rëntgenin Digjital, njofton Klankosova.tv.

“ShSKUK ka kërkuar  mirëkuptimin e qytetarëve për periudhën kur këto shërbime nuk ishin në shërbim të pacientëve, për shkak të procedurave të domosdoshme të prokurimit dhe kohës që kërkojnë ato.

Ad imageAd image

“ShSKUK mbetet e përkushtuar që, përmes përkrahjes buxhetore dhe investimeve të vazhdueshme, të përmirësojë infrastrukturën dhe cilësinë e shërbimeve në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe institucionet tjera përbërëse”, shkruhet në njoftim.

TAGGET:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *