Pas dëbimit nga Kosova, Popoviq ua ‘shpërlan’ trurin serbëve: Nuk pranoj asnjë faj për atë që thashë

Notix Info
1 Min Read

Ndihmësdrejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviç, është deportuar sot nga Kosova, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 3 mijë euro gjobë dhe ia ka ndaluar hyrjen në territorin e vendit për dy vjet.

Menjëherë pas kalimit të kufirit drejt Serbisë, Popoviq ka bërë një deklaratë provokuese, duke e quajtur procesin ndaj tij politik dhe të padrejtë.

“Sapo kalova kufirin administrativ. Një periudhë e vështirë ka mbaruar, por asgjë nuk është më e keqe se ajo që po kalojnë serbët e tjerë që janë të burgosur nga drejtësia e Zotit. Le të jemi të qartë menjëherë, këtu nuk ka asnjë marrëveshje me gjyqësorin e Kurtit, sepse unë nuk pranoj asnjë faj për atë që thashë.”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se gjykimi ishte i motivuar politikisht.

Ad imageAd image

“Ky proces është vetëm pasojë e presionit nga gjyqësori i instrumentalizuar politikisht në Prishtinë dhe si i tillë nuk ka forcë,” ka theksuar Popoviq.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *