Pasaporta e Kosovës ngritet në Indeksin e Pasaportave Henley

Notix Info
5 Min Read

Pasaporta e Republikës së Kosovës është ngritur në renditjen e Indeksit të Pasaportave Henley, duke u renditur e 65-ta në botë për vitin 2025, me 81 destinacione ku mund të lëvizet pa viza.

Në vitin e kaluar, pasaporta kosovare ishte renditur e 68-ta me qasje në 74 destinacione; në 2023 e 101-ta me 41 destinacione; në vitin 2022 e 103-ta me 40 destinacione; në vitin 2021 e 108-ta me 40; dhe, në vitin 2020 e 99-ta me 40 destinacione.

Pas shumë vitesh pritje, nga 1 janari 2024, qytetarët e Kosovës nisën lëvizjen e lirë në vendet e Zonës Schengen me pasaporta biometrike, me kushtin që të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh. Më pas, edhe shtete tjera hoqën regjimin e vizave për Kosovën, duke mundësuar kështu që Kosova në vitin 2025 të ketë lëvizje të lirë në 81 vende.

Në vitin 2025, pasporta më e fuqishme është e Singaporit. Pas saj vijnë pasaportat e Koresë Jugore, Japonisë, Gjermanisë, Italisë, Luksemburgut, Spanjës, Zvicrës, Austrisë e Belgjikës.

Ad imageAd image

Ndërkaq, pasaportat e shteteve të Ballkanit Perëndimor: e Shqipërisë sivjet është renditur e 47-ta me qasje në 122 destinacione; e Maqedonisë së Veriut e 42-ta me 129 destinacione; e Malit të Zi e 13-ta me 128 destinacione; e Serbisë e 36-ta me 137; ndërsa, e Bosnjës dhe Hercegovinës e 47-ta me 122 destinacione.

Të fundit në renditje janë në krejt botën janë Afganistani, Siria dhe Iraku.

Indeksi i Pasaportave Henley është indeksi origjinal dhe më autoritativ i pasaportave, me të dhëna historike që shtrihen në 20 vjet.

Henley & Partners merr të dhëna ekskluzive nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror (IATA), të cilat formojnë bazën e Indeksit të Pasaportave Henley. 

Për të ruajtur saktësinë e të dhënave të ofruara nga IATA përballë përditësimeve të vazhdueshme të politikës së vizave, dhe për të krijuar lista të detajuara të vizave për të gjitha 199 pasaportat në bazën tonë të të dhënave, ekipi kërkimor i Henley & Partners krahason çdo pasaportë me të gjitha 227 destinacionet e mundshme të udhëtimit. 

Sipas Henley & Partners, informacion të besueshëm të disponueshëm publikisht, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, burime qeveritare dhe media kryesore. Ky proces kërkimor është i vazhdueshëm gjatë gjithë vitit. Ai shoqërohet me një sistem rigoroz monitorimi për të dalluar ndryshimet përkatëse të politikës së vizave.

Për 12 vite, kosovarët pritën e grumbulluan një mori dokumentesh për të aplikuar për një vizë. Çmimi i një vize në Kosovë varet nga ambasada, dhe kushtonte diku në mes të 35 deri 80 euro, pa përfshirë shpenzimet e agjencive për aplikime, sigurimi shëndetësor, rezervimi i hotelit, dokumentet komunale.

Kosovarët kanë shpenzuar mbi 89 milionë euro për viza gjatë viteve 2016-2021, diku rreth 165 euro për aplikim, sipas raportit të Grupit për Ballkan. Përderisa në njërën anë qytetarët janë munduar e kanë shpenzuar për viza, në anën tjetër është zvarritur procesi në nivel më të lartë.

Në janar të vitit 2012, Komisioni Europian i BE-së nisi zyrtarisht dialogun me Kosovën për procesin e liberalizimit të vizave. Që nga nisja e këtij dialogu e deri në fund të vitit 2021, kosovarët kanë parashtruar 659.029 aplikime për vizë Schengen, sipas të dhënave të Komisionit Evropian.

Më 12 tetor 2022, Komisioni Europian konfirmoi në Raportin të Progresit se mbështet rekomandimin e bërë për heqjen e vizave për Kosovën dhe konstatimin se shteti i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Komisioni Europian, në vitin 2018, kishte konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për lëvizje të lirë, por disa udhëheqës të bllokut kishin shprehur vazhdimisht rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve, gjë që ka bërë që procesi të shkojë zvarrë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *