Partia Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës për koalicion në Mitrovicë.
Marrëveshja e koalicionit u nënshkrua nga Arian Tahiri kandidat për kryetar nga PDK dhe Gëzim Plakolli ish kandidat i LDK-së për kryetar.”Sot e vendosëm Mitrovicën mbi dallimet politike që të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë në qytetin tonë”, ka njoftuar Tahiri.
“Qyteti ynë ka nevojë për bashkëpunimin dhe energjinë e çdo qytetari, pavarësisht prejardhjes apo bindjeve politike”, shtoi ai.Të pranishëm në këtë moment ishin edhe përfaqësues të AKR-së, partner koalicioni i PDK-së që para 12 tetorit, si dhe Safet Kamberi, ish nënkryetar i komunës së Mitrovicës dhe ish kandidat i LDK-së në zgjedhjet lokale të vitit 2017.
Veç me LDK-në, PDK ka koalicion edhe me AAK-në, AKR-në dhe KDTP-në karshi Faton Pecit të VV-Guxo.



