Përleshje fizike në Aeroportin e Prishtinës

Notix Info
1 Min Read

Një përleshje fizike mes disa personash ka ndodhur të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri prej tyre shtetas i Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, përleshja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të çastit mes personave të përfshirë. Të dyshuarit janë lënduar gjatë përleshjes dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkohë, dy persona të tjerë të përfshirë në incident janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa të Shqipërisë dhe aktualisht janë në kërkim nga autoritetet.

Pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet më tej.

Ad imageAd image

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe ndaluar edhe dy personat e tjerë të arratisur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *