Përmbyllet protesta “Drejtësi Kundër Padrejtësive në Hagë”

Notix Info
1 Min Read

Me përfundimin e fjalimit të Ali Ahmetit, si njëri nga ish-themeluesit e UÇK-së, është shpallur e mbyllur edhe protesta kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Speciale.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestën e organizuar nga veteranët për të kundërshtuar veprimet e Gjykatës Speciale.
Në protestë po marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve nga e gjithë Kosova e më gjerë.

“Kundër padrejtësisë! Në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës” është motoja e protestës.

Disa komuna kanë ofruar transport falas për qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në protestë, ndërsa një pjesë e tyre tashmë kanë arritur në Prishtinë.

Ad imageAd image

Protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta të ndryshme në përkrahje të pjesëtarëve të UÇK-së.

Ndryshe, organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një konferencë të mbajtur të mërkurën u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në protestë, në mbrojtje të luftës çlirimtare.

TAGGET:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *