Polici i dyshuar për spiunazh ndalohet për 48 orë

Notix Info
1 Min Read

Policit i cili u arrestua sot për spiunazh, Bojan Jevtiq, është ndaluar për 48 orë.

“Hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë kanë rezultuar me ndalimin dhe arrestimin e të pandehurit për 48 orë”, njoftoi Prokuroria Speciale. 

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në një fshat të Kamenicës janë sekuestruar prova materiale siç janë: dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës, disa telefona të mençur, usb, një armë e shkurtër, municion, para të gatshme në vlerë prej 10.000 euro, 2 milionë denarë serbë, 600 franga zvicerane dhe prova tjera të cilat do të ekzaminohen gjatë procedurës hetimore. 

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e togerit policor i cili ka qenë i angazhuar në pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikë kalimin kufitar “ Dheu i Bardhë”. 

Ad imageAd image
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *