Policia e Kosovës sekuestron pajisje për prodhimin e kripto-valutave në Zubin Potok

Notix Info
1 Min Read

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës, gjatë aktiviteteve të saj policore në fshatin Qabër, komuna e Zubin Potokut, ka hasur në pajisje  që shërbejnë për prodhimin e kripto-valutave.

Sipas njoftimit nga Policia në një objekt përcjellës të një shtëpie, policia ka gjetur dhe sekuestruar 13 pllaka kompjuterike (riga) dhe pajisje të tjera përcjellëse që përdoren për prodhimin e kripto-valutave.

Lidhur me këtë rast për sekuestrimin e këtyre pajisjeve është njoftuar  Dogana e Kosovës, e cila do të ndërmarrë hapat e mëtejmë ligjorë në lidhje me rastin.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo veprimtari të paligjshme, në numrin pa pagesë 192

Ad imageAd image
TAGGET:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *