Policia franceze po merr në pyetje të dyshuarit për grabitjen në Muzeun e Luvrit

Notix Info
2 Min Read

Autoritetet franceze po vazhdojnë marrjen në pyetje të dy personave të arrestuar në lidhje me grabitjen e muzeut botërisht të njohur të Luvrit, që ndodhi më 19 tetor, kur u vodhën disa artefakte historike me vlerë të madhe.

Sipas raportimeve të televizionit BFMTV, të dyshuarit janë me shumë gjasë dy nga katër personat që morën pjesë në grabitje, ndërsa sendet e vjedhura ende nuk janë gjetur.

Ministri francez i Brendshëm, Laurent Nunez, falënderoi hetuesit dhe policinë për punën e tyre, duke deklaruar në rrjetet sociale se hetimi do të vazhdojë me konfidencialitet dhe vendosmëri.

Mediat franceze raportojnë se hajdutët morën nga muzeu tetë stoli mbretërore të vlerësuara në 88 milionë euro.

Ad imageAd image

Njëri nga të dyshuarit u arrestua të shtunën në mbrëmje në aeroportin oissy-Charles-de-Gaulle, ndërsa përpiqej të hipte në një fluturim për në Algjeri. Personi i dytë u arrestua të njëjtën ditë në kuadër të hetimit për grabitjen.

Sipas rezultateve të para të hetimit, grabitjen e kreu një grup prej katër personash që theu një dritare në galerinë Apollon dhe u arratis me stolite mbretërore. Policia është ende në kërkim të dy personave të tjerë dhe sendeve të zhdukura.

Sendet e vjedhura përfshinin varëse dhe vathë nga koleksionet e Marie-Louise, Marie-Amelie, Hortense dhe Perandoreshës Eugenie, si dhe disa brosha, një fjongo zbukuruese dhe një diademë.

Kurora e Perandoreshës Eugenie, të cilën grabitësit duket se e hodhën gjatë arratisjes, u gjet pranë muzeut. Një nga rojat e Luvrit deklaroi se ky zbulim tregon se plani i tyre ishte penguar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *