Policia e Kosovës kërkon të dyshuarin, Driton Bekteshi nga Stanovci i Poshtëm, i cili akuzohet për veprën “vrasje rëndë në tentativë”.
Sipas një postimi të Policisë së Kosovës në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij të lajmëroj policinë.
“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimi të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikoj fotografinë e personit të dyshuar me dhënat e poshtëshënuara, me shpresë se në bashkëpunim me mediat dhe qytetarët do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit të shpallur në kërkim. Personi i shpallur në kërkim dyshohet për kryerjen e veprës penale – Vrasje e rëndë në tentativë”.
Ndërkaq, informatat për personin në kërkim, mund të dërgohen në stacionin më të afërt policor përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”.



