Presidentja Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës, publikohet dekreti

Notix Info
1 Min Read

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shpërndarë sot Kuvendin e Kosovës, pas shterjes së të gjitha mundësive për konstituimin e mëtejmë të institucioneve bazuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Osmani dekretin për shpërndarjen e Kuvendit e nënshkroi sot pak minuta pas takimit me krerët e partive parlamentare.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”, thuhet në dekret.

Dekreti hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.

Ad imageAd image

Ndryshe, pas takimit me Osmanin, krerët e partive politik kanë dhënë dy opsione për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, datën 21 dhe 28 dhjetor. /

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *