Prokuroria Speciale mohon hetimet ndaj Slavko Simiq dhe Millosh Peroviq për rastin e Banjskës

Notix Info
1 Min Read

Prokuroria Speciale e Kosovës deklaron se deputeti i Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq, nuk është nën hetime dhe nuk është i identifikuar si i dyshuar për sulmin e 24 shtatorit 2023, në Banjskë të Zveçanit.

Po ashtu, Prokuroria ka bërë të ditur se për sulmin në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, nuk është i dyshuar dhe as në hetim as Millosh Peroviq, kandidati për kryetar të Komunës së Zubin Potokut.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se personat për të cilët keni pyetur nuk janë nën hetime dhe nuk janë identifikuar si i të dyshuar në rastin që lidhet me sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Hetimet për këtë rast po zhvillohen në mënyrë profesionale, të mbështetura vetëm në prova dhe në përputhje të plotë me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *