Rast i dhunës në familje në Malishevë – Gruaja denoncon bashkëshortin dhe vjehrrin për sulm fizik

Notix Info
1 Min Read

Numri i rasteve të dhunës në familje në vend vijon të jetë shqetësues, me shumë gra e vajza që raportojnë përjetimin e dhunës fizike dhe psikike.

Më 15 korrik në Malishevë, një grua rreth 26-vjeçare ka denoncuar në polici bashkëshortin 33-vjeçar dhe vjehrrin 54-vjeçar për dhunë fizike në banesën familjare.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, viktima L.M. ka deklaruar se është sulmuar nga të dy dhe ka paraqitur raport mjekësor për lëndimet e marra. Pas intervistimit nga hetuesit, ajo është strehuar në shtëpinë e prindërve të saj.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhuna në familje”, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet janë në vijim.

Ad imageAd image
TAGGET:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *