Reagon KMDLNJ, kërkon hetime të shpejta për rrethanat në të cilën humbën jetën dy punëtorët në Gjakovë

Notix Info
2 Min Read

KMDLNJ kanë reaguar pasi rastit tragjik i cili ndodhi sot në Gjakovë në ora 8:15 ku dy punëtorë të ndërtimtarisë humbën jetën pasi ranë nga një objekt ndërtimi nga kati i dytë.

Sipas një reagimi nga KMDLNJ kërkohen hetime të shpejta për rrethanat në të cilën humbën jetën dy viktimat.

“Që për të siguruar të ardhura për të mbajtur familjen, detyrohen të punojnë në kushte ekstremisht të pasigurta siç janë temperaturat e larta, orari i stërzgjatur, mungesa e pajisjeve mbrojtëse, mosrespektimi i moshës apo edhe i gjendjes shëndetësore. Vdekjet e fundit në vendin e punës ka marrë përmasa shqetësuese ndërkaq që qeveria po mjaftohet me një reagim thuaja teknik, pa bërë asnjë veprim që këto raste të parandalohen. Qeveria e Kosovës po shpërfillë sindikatat e pavarura, qoftë duke mos i përkrahur materialisht, qoftë duke injoruar rekomandimet që, po të zbatoheshin, do të ndikonin në parandalimin e këtyre rasteve. Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për ta forcuar punën e Inspektoriatit të Punës që ka mandat ligjor të monitorojë kushtet e punës të punëtorëve, madje e ka penguar punën duke shkarkuar drejtues në baza politike dhe duke emëruar drejtues tjerë, gjithashtu në baza partiake dhe politike”, thuhet në reagim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *