Reshje shiu dhe vranësira gjatë ditës së sotme në Kosovë

Notix Info
1 Min Read

Gjatë ditës së diel në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu të intensitetit mesatar deri në të lartë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kushtet atmosferike do të mbeten të paqëndrueshme, me mundësi reshjesh gjatë pjesës më të madhe të ditës.

Temperaturat minimale do të variojnë nga 7°C deri në 10°C, ndërsa ato maksimale pritet të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 14°C. Ndërkohë, era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi që mund të arrijë nga 1 deri në 9 metra në sekondë.

Instituti ka bërë të ditur se situata meteorologjike mund të ndikojë në aktivitetet e jashtme dhe në qarkullimin rrugor, prandaj u sugjeron qytetarëve të kenë kujdes veçanërisht gjatë udhëtimeve nëpër rrugë të lagura.

Ad imageAd image
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *