Rohde: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, karton i kuq për ata që nuk konstituojnë Kuvendin

Notix Info
1 Min Read

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka marrë pjesë sot në seancën e 52-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Rohde, pas dështimit të 52-të për konstituim të Kuvendit, ka theksuar para mediave shqetësimin e tij për ngërçin politik dhe urgjencën për t’u formuar institucionet e Kosovës.

Derisa, ambasadori ka deklaruar se klasa politike është duke dështuar përballë qytetarëve.

Madje, sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte një karton i kuq për ata që nuk konstituojnë Kuvendin.

Ad imageAd image

“Jemi këtu për ta theksuar shqetësimin tonë dhe urgjencën për të formuar institucionet. Qytetarët dolën për të votuar më 9 shkurt dhe tani janë bërë gati gjashtë muaj. Klasa politike po dështon përballë qytetarëve. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte një karton i kuq për ata që nuk konstituojnë Kuvendin”, ka deklaruar ambasadori pas dështimit të 52-të të konstituimit të Kuvendit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *