Rrahje mes disa personave në një lokal në Lipjan, gjashtë prej tyre përfundojnë në spital

Notix Info
1 Min Read

Një përleshje fizike ka ndodhur sot mes disa personave në një lokal në Lipjan.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Telegrafin se sot rreth orës 11:30 është pranuar informata për një rrahje në një lokal në Lipjan.

“Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes gjashtë persona janë lënduar dhe të njëjtëve menjëherë është ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor. Dy nga personat e lënduar nën përcjellje të policisë janë duke u trajtuar në QKUK, ndërkohë që katër të tjerë pas trajtimit mjekësor, janë shoqëruar në polici për intervistim”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo tutje tha se policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. 

Ad imageAd image
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *