Rrokulliset traktori në Skënderaj, personi i lënduar jashtë rrezikut për jetë

Notix Info
1 Min Read

Sot rreth orës 17:20, në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj ka ndodhur një incident, ku një person i moshës madhore është lënduar pas rrokullisjes së traktorit me të cilin po lëvizte.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin Mitrovicës, Fexhrie Pllana, e cila bëri të ditur se i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.

Bëhet e ditur, se njësitë policore të Stacionit të Policisë në Skenderaj dhe ekipet e Emergjencës kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

Ndërkaq, i lënduar është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ad imageAd image
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *