Napoli shihet si pretendenti kryesor për ta fituar sërish Scudetton në sezonin e ri të Serie A.
Kështu mendon legjenda e futbollit italian, Arrigo Sacchi, i cili në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ka lavdëruar punën e bërë nga trajneri Antonio Conte dhe përforcimet që ka sjellë ai deri tani.
Sacchi ndalet veçanërisht te transferimi më i bujshëm i merkatos: Kevin De Bruyne.
“Conte ka zgjedhur një lojtar të vërtetë. De Bruyne ishte i frikshëm te Manchester City i Guardiolës dhe do të jetë po aq i rëndësishëm edhe te Napoli. Ai është një lojtar serioz, që nuk vjen në Itali për të kaluar kohën, por për të kontribuar. Ai dëshiron të përfshihet plotësisht dhe mjedisi i Napolit e ka magjepsur”, ka deklaruar Sacchi.



