‘San Siro’ i shitet Interit dhe Milanit

Notix Info
1 Min Read

Një nga stadiumet më ikonikë të futbollit evropian, “San Siro”, ka kaluar në pronësi të klubeve të qytetit të Milanos.

Këshilli Bashkiak i Milanos ka miratuar shitjen e stadiumit dhe zonës përreth tij tek Interi dhe Milani, për një shumë prej 197 milionë eurosh. Vendimi u mor pas një seance maratonike prej 20 orësh diskutimesh.

Në votim morën pjesë 44 nga 46 këshilltarë. 24 votuan pro shitjes së impiantit, ndërsa 20 ishin kundër.

Sipas planit të dy klubeve, Milano do të ketë një stadium të ri modern deri në vitin 2031. Ndërkohë, akti i shitjes duhet të përfundojë më së largu deri më 10 nëntor, datë kur pritet që rrethi i dytë i impiantit të vendoset nën kufizime.

Ad imageAd image

Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta, sidomos tek tifozët nostalgjikë, për të cilët “San Siro” mbetet një simbol i futbollit italian dhe kujtimeve historike të Interit e Milanit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *