Sekuestrohen barna të kontrabanduara në vlerë 4 mijë euro

Notix Info
1 Min Read

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni kontrolli në dy barnatore në qytetin e Gjilanit dhe Vitisë, ka zbuluar dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme barnash të dyshuara si të kontrabanduara.

Siç bëhet e ditur në njoftim, vlera e barnave të sekuestruara, sipas vlerësimeve fillestare, kap shumën mbi 4 mijë euro.

“Gjatë kontrollit të detajuar në ambientet e brendshme të barnatores, janë gjetur barna të fshehura, për të cilat nuk ishte paraqitur asnjë dokumentacion doganor. Dyshohet se këto produkte janë futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës, duke anashkaluar procedurat e importit dhe detyrimet doganore”, thuhet në njoftim.

Dogana po ashtu ka njoftuar se ka nisur procedurat hetimore ndaj pronarit të subjektit, si dhe ka njoftuar organet përkatëse për veprimet e mëtejshme ligjore.

Ad imageAd image
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *