Shifrat e KQZ-së: Ja sa para shpenzuan partitë politike në tre muajt e fundit

Notix Info
2 Min Read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin financiar për tremujorin e dytë të vitit 2025, të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendku Lëvizja Vetëvendosje del partia që ka shpenzuar më së shumti, me një shumë që kap vlerën 498,800 euro e 63 centë për periudhën prill-qershor.

Sipas raportit, vetëm për paga kjo parti ka shpenzuar 237,650 euro e 30 centë, ndërsa 63,939 euro e 76 centë janë shpenzuar për qira të ndërtesave.

Pjesë e listës së shpenzimeve janë edhe drekat zyrtare, për të cilat LVV ka harxhuar 49,220 euro.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shpenzuar 230,211 euro e 63 centë për periudhën prill-qershor 2025.

Ad imageAd image

Për paga janë ndarë 109,708 euro e 55 centë, ndërsa për shërbime tjera kontraktuese kjo parti ka shpenzuar 15,991 euro e 40 centë.

Një shumë e konsiderueshme prej 48,438 eurosh është shpenzuar për informim publik, duke qenë ndër partitë me më shumë shpenzime në këtë kategori.

Ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shpenzuar gjithsej 263,753 euro e 56 centë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, sipas raportit financiar të publikuar nga KQZ.

Pjesa më e madhe e buxhetit të partisë është shpenzuar për paga – plot 153,456 euro e 91 centë.

Ndërkohë, 84,017 euro e 22 centë janë harxhuar për “shërbime të tjera kontraktuese”, kurse për dreka zyrtare, PDK ka shpenzuar 4,049 euro e 28 centë.

Derisa, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka pasur shpenzime relativisht më të ulëta krahasuar me partitë tjera, por në tremujorin prill-qershor ka bërë një blerje të madhe.

Sipas KQZ-së, AAK ka shpenzuar 54,684 euro e 35 centë, nga të cilat vetëm 10,961 euro e 48 centë janë për paga, ndërsa 3,000 euro për qira.

Ajo që bie në sy është blerja e objektit të zyreve, për të cilën kjo parti ka shpenzuar 30,000 euro.

Ndërkohë, për shërbime të tjera kontraktuese, janë shpenzuar 4,720 euro.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *