Shtroja dhe mbulesa veturash me marka të falsifikuara ndalohen nga Dogana

Notix Info
1 Min Read

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të importuara, që dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të disa markave të njohura ndërkombëtare.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve të rregullta në terminalin doganor, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një ngarkesë që përmbante shtroja gome për këmbë automjetesh dhe mbulesa tekstili për ulëse veturash, me dizajne që mbanin shenjat tregtare të brendeve të njohura botërore.

Në përputhje me ligjin për pronësinë intelektuale, Dogana ka nisur procedurat për verifikimin e origjinalitetit të produkteve, ndërsa bartësit e të drejtave të markave janë njoftuar për të vlerësuar nëse mallrat e ndaluara përbëjnë shkelje të të drejtave të tyre të regjistruara.

Dogana e Kosovës thekson se është e përkushtuar në mbrojtjen e tregut vendor nga produktet e falsifikuara, duke synuar të sigurojë konkurrencë të ndershme, mbrojtje të konsumatorëve dhe respektim të standardeve të cilësisë dhe sigurisë.

Ad imageAd image

Ky është një tjetër aksion i Doganës së Kosovës në kuadër të luftës kundër produkteve piratike dhe falsifikimeve, të cilat dëmtojnë ekonominë dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.

TAGGET:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *