Skandal politik në Zvicër – delegacioni rus nën sanksione arrin në Gjenevë, politikanët evropianë bojkotojnë Samitin

Notix Info
1 Min Read

Një skandal politik ka tronditur Zvicrën pas ardhjes së një delegacioni rus nën sanksione në një samit të zhvilluar në Gjenevë.

Pjesëmarrja e tyre shkaktoi reagime të forta, duke çuar në largimin demonstrativ të disa politikanëve evropianë nga salla, shkruan themoscowtime.

Pavarësisht sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe vende të tjera, Kryetarja e Këshillit të Federatës së Rusisë, Valentina Matviyenko, fluturoi drejt Gjenevës më 27 korrik për të marrë pjesë në këtë samit.

Gjatë fjalimit të saj në selinë e OKB-së, Matviyenko mbrojti agresionin ushtarak rus, akuzoi Ukrainën për nazizëm dhe i ftoi të pranishmit të vizitonin Donbasin për të parë “krimet e regjimit të Kievit”.

Ad imageAd image

Kjo deklaratë shkaktoi protesta të menjëhershme: delegacione nga disa vende evropiane u larguan në mënyrë demonstrative nga salla.

Ministria e Jashtme e Zvicrës deklaroi se nuk ka pezulluar sanksionet kundër Matviyenkos, por i ka lejuar asaj vetëm hyrjen në territorin zviceran.

Ndërkaq, Italia dhe Franca kanë lejuar fluturimin e avionit që transportonte delegacionin rus në hapësirën e tyre ajrore drejt Zvicrës. Sipas burimeve të Bloomberg, kjo leje u dha në kërkesë të autoriteteve zvicerane.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *