Suedia zhvillon stërvitjen e fundit para duelit në Prishtinë

Notix Info
1 Min Read

Kombëtarja e Suedisë, e ka zhvilluar të dielën paradite stërvitjen e fundit para ndeshjes me Kosovën.

Ndeshja Kosovë – Suedi zhvillohet të hënën nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri” dhe i  takon xhiros së dytë të kualifikimeve për Kupën e Botës në futboll.

Në xhiron e parë Kosova u mposht thellë, 4:0, nga Zvicra në Basel, ndërsa Suedia luajti 2:2 me Slloveninë në Lubjanë.

Suedezët kanë qëndruar në Slloveni deri të dielën, ndërsa në këtë vend e kanë zhvilluar stërvitjen e fundit, duke mos preferuar të stërviten në Prishtinë.

Ad imageAd image

Në stërvitjen e Suedisë është parë edhe ylli i madh, Alexander Isak, që ishte transferimi më i shtrenjtë i kësaj vere.

Isak dhe Viktor Gyokeres pritet ti prijnë sulmit të Suedisë në duelin kundër “Dardanëve”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *