Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se të hënën, më 17 nëntor, do të mbahet Konventa e këtij subjekti politik për zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij subjekti politik.
Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se e ka bindjen se PDK-ja do të jetë në duar të sigurta.
“E di se ajo ditë do të jetë dëshmi e pjekurisë sonë politike, e demokracisë sonë të brendshme dhe e forcës sonë për të ecur përpara”.
“Unë largohem nga detyra e Kryetarit të PDK-së me paqe, me mirënjohje dhe me krenari. Kam bindjen e thellë se PDK do të mbetet në duar të sigurta, në duar të njerëzve që besojnë, që punojnë dhe që bashkojnë. Kjo nuk është lamtumirë, por vetëm mirupafshim. Sepse kjo është shtëpia ime e dytë, shtëpia ime politike, shtëpia e krenarisë sime jetësore”, tha Krasniqi



