Të shtëna me armë zjarri në Suharekë, arrestohet një person

Notix Info
1 Min Read

Një burrë është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe katër gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se i njejti ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes jenë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe katër gëzhoja. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ad imageAd image
TAGGET:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *