Theret me thikë një i ri në Fushë Kosovë – Dërgohet me urgjencë në QKUK, i dyshuari në arrati

Notix Info
1 Min Read

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, më 22 korrik 2025, rreth orës 21:00, në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, afër semaforëve pranë shkollës “Mihal Grameno”, ku një i ri është therur me thikë dhe ka pësuar lëndime serioze në pjesën e barkut.

Viktima është identifikuar si L.B., 24 vjeç, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është ende në arrati.

Viktima është transferuar në QKUK në Prishtinë nën përcjelljen e Njësisë Policore Reaguese.

Mjekët në QKUK kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale dhe viktima është vendosur në repartin e kirurgjisë abdominale, ku po vazhdon trajtimin nën kujdes të veçantë.

Ad imageAd image

Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Po ashtu është vendosur sigurim policor për viktimën deri në një vendim të ri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *