U godit nga lisi, vdes një burrë në Ferizaj

Notix Info
1 Min Read

Një burrë ka humbur jetën në Manastric të Ferizajt, pasi dyshohet se një lis ra mbi të duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar nga QKUK.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në afërsi të oborrit duke prerë dru, një lis bie mbi viktimën dhe si pasojë, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet fillimisht në qendrën emergjente, e më pas në QKUK, ku mjeku kujdestar konfirmon vdekjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit, ndërsa trupi i pa jetë u lirohet familjareve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

TAGGET:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *