Vdekja në Pejë, shoferi i kamionit ndalohet për 48 orë

Notix Info
1 Min Read

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Dardania” të Pejës, ku një burrë rreth 60-vjeç është goditur nga një kamion.

Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Pejës. Shkodran Nikçi, zëdhënës i këtij institucioni, ka deklaruar se shoferi është ndaluar për 48 orë.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe Prokurori i Shtetit. Ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit dhe viktima është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Nikçi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka qenë me karrocë dhe është rrëzuar në tokë. Dyshohet se shoferi i kamionit nuk e ka parë dhe e ka goditur, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tij.

Ad imageAd image

Rasti mbetet nën hetim nga organet e rendit dhe prokuroria.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *