Vdekje e dyshimtë në Bresalc të Gjilanit – Një grua gjendet nga familjarët pa shenja jete në shtëpi

Notix Info
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është raportuar të martën në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë me dije se rreth orës 17:30 të datës 15 korrik, në rrugën “Mursel Rexhi”, është raportuar për një trup të pajetë në një shtëpi private.

Viktima është identifikuar si V.D., rreth 66-vjeçar, e cila sipas familjarëve ishte gjetur e shtrirë në shtëpi dhe më pas ishte nxjerrë në oborr. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë, mjekësia emergjente dhe forenzika, të cilët kanë konstatuar vdekjen e saj.

Me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ad imageAd image

Prokurori ka iniciuar rastin si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet për këtë rast janë duke vazhduar në koordinim me njësitë relevante të Policisë dhe Prokurorisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *