Vdes një person në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Notix Info
1 Min Read

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”- dalja në Prizren –jug.

Sipas Policisë së Kosovës, drejtuesi i një kamionete ka humbur kontrollin mbi automjetin.

Në këtë vetaksident i cili ka ndodhur të hënën rreth orës 20:00 lëndime ka pësuar edhe një person tjetër.

“Është shkaktuar një vet-aksident trafiku ku si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e një kamionete ka humbur jetën drejtuesi i saj mashkull mashkull kosovar. Lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri i cili është dërguar në trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin -24 orësh.

Ad imageAd image
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *