Vjedhin një veturë në Mitrovicë, arrestohen tre të dyshuar

Notix Info
1 Min Read

Një grua ka informuar se persona të pa njohur kanë hapur me forcë dyert e rrethojës dhe kanë vjedhur një veturë me vlerë rreth 3 mijë euro.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 10:40, në Mitrovicë.

Tutje bëhet e ditur se pas veprimeve të menjëhershme, njësitet policore kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët ishin me veturën e vjedhur.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë hapur me forcë dyert e rrethojës dhe kanë vjedhur një veturë me vlerë rreth 3000€. Pas veprimeve të menjëhershme, njësitet policore kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët ishin me veturën e vjedhur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Ad imageAd image
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *