Mes spekulimeve të forta për një transferim të mundshëm te Chelsea, mesfushori holandez Xavi Simons nuk është paraqitur në stërvitjen e së premtes me skuadrën e RB Leipzig, dhe nuk pritet të jetë as pjesë e ekipit për ndeshjen e sotme.
Burime të afërta me lojtarin konfirmojnë se vendimi i Simons për të munguar në stërvitje është i lidhur drejtpërdrejt me dëshirën e tij për t’u transferuar te Chelsea. Si një tjetër sinjal i qartë, lojtari ka hequr emrin e Leipzig-ut nga biografia e tij në Instagram, duke shtuar dyshimet për një lëvizje të afërt drejt Londrës.

Negociatat mes Chelsea dhe RB Leipzig janë tashmë në fazë të avancuar, dhe pritet që në ditët në vijim të arrihet një marrëveshje përfundimtare. Klubi anglez është duke bërë përpjekje për ta siguruar shërbimin e 21-vjeçarit që është një nga talentet më premtues në Europë.
Kalimi i Simons në “Stamford Bridge” shihet si një lëvizje strategjike nga Chelsea për të forcuar mesfushën me energji, kreativitet dhe potencial afatgjatë.



