Xhaka po monitorohet edhe nga Interi

Notix Info
1 Min Read

Granit Xhaka duket se është njëri prej emrave më të lakuar në këtë afat kalimtar të verës.

Mesfushori 32-vjeçar është shumë i kërkuar në Serie A, pasi krahas Milanit e Juventusit, Xhaka po monitorohet edhe nga skuadra e Interit.

Tek Interi, Xhaka po shihet si zëvendësim ideal për turkun Hakan Calhanoglou, i cili po kërkohet nga Galatasaray.

Trajneri i Interit, Christian Chivu po kërkon Xhakën në rast të largimit të turkut pasi mesfushori shqiptar ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me fanellën e Bayer Leverkusenit.

Ad imageAd image

Leverkuseni më herët ka refuzuar ofertën e Milanit edhe pse Xhaka kishte marrëveshje në parim me ekipin italian, ndërsa edhe Juventusi e Interi pritet të bëjnë gati ofertën për kartonin e tij.

Xhaka ka oferta edhe nga Arabia Saudite kurse me Leverkusenin ka kontratë deri në vitin 2028.

Tek Leverkuseni edhe pse Xhakën e shohin si lojtar të rëndësishëm, janë të gatshëm ta shesin për një ofertë deri në 15 milionë euro.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *