Zgjedhjet Lokale, më 4 shtator bëhet tërheqja e shortit për renditjen e partive në fletëvotime

Notix Info
1 Min Read

Të enjten më 4 shtator do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për kryetar të Komunave.

Lajmi është konfirmuar për tëvë1.info nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar se subjektet politike janë njoftuar për këtë aktivitet.

“Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime është një proces i hapur, duke garantuar transprencë e plotë dhe trajtim i barabartë i të gjitha subjekteve politike”, tha Elezi.

Ndryshe, fushata zgjedhore për subjektet politike do të fillojë më 13 shtator.

Ad imageAd image
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *